Paris Saint-Germain është pa dyshim një ndër klubet protagoniste në arenën botërore, falë investimeve të frikshme nga pronarët e vet, por suksesi në arenën ndërkombëtare ende nuk po duket.
Firma me Leo Messin, apo Donnarumma e Sergio Ramos, ka rritur entuziazmin, por ndërkohë Mbappe është në fund kontrate dhe me shumë gjasa do të bashkohet me Realin verën e ardhshme.
Nga ana tjetër, Pochettino në stol nuk po bind dhe ka bërë bujë polemika e javës së shkuar, pas zëvendësimit të Messit në ndeshjen ndaj Lyon.
Tani nga Spanja drejtori i OKDIARIO, Eduardo Inda, në El Chiringuito de Jugones ka zbuluar se klubi francez po mendon të ndryshojë trajner, duke ia besuar ekipin ish-trajnerit të Realit, Zinedine Zidane.
“Pochettino largohet së shpejti. Plani B i PSG është Zidane, me të cilin folën edhe në gusht. Nëse po reziston, ka ardhur për shkak se Zidane dëshiron të drejtojë kombëtaren franceze, por te PSG tashmë i ofrojnë edhe klauzolën që të drejtojë PSG dhe pastaj të marrë Francën për Botërorin 2022, që do të luhet në mes të sezonit 2022-23, në Katar”, ka deklaruar Eduardo Inda.