Real Madrid po punon që tani për të ardhmen dhe po planifikon goditjet e verës 2022, pas dy sezonesh me shumë pak investime dhe me largime të rëndësishme.
Një ndër pozicionet që Reali kërkon të përforcojë urgjentisht është qendra e mbrojtjes dhe një ndër lojtarët më të pëlqyer është Antonio Rudiger.
Qendërmbrojtësi gjerman e përfundon kontratën me Chelsean në 30 qershor 2022 dhe klubi londinez ka kohë që përpiqet të rinovojë, por pa sukses.
Sipas gazetarit anglez James Robson, i portalit Absolute Chelsea, takimet për rinovim nuk kanë ecur në rrugën e duhur dhe problemi madhor është dëshira e Rudiger për të firmosur me Real Madrid, edhe pse në garë është edhe Bayern.
Mbrojëtsi 28-vjeçar ka një pagë relativisht të ulët, rreth 6 milionë euro në sezon, dhe kërkon kontratë me dyfishin e kësaj shifre. Nëse futen në garë edhe Bayern e PSG, është e qartë që do të jetë e vështirë, ndaj Reali ndjek me vëmendje edhe lojtarë me potencial të madh, si Koundé apo Fofana.