Pa u harruar mirë ndeshja kundër Valencias, Reali duhet të mendojë për duelin kundër Mallorcas, të mërkurën (22.00), në Madrid.
Për shkak të kalendarit të ngjeshur, Carlo Ancelotti është i detyruar të mendojë për ndryshime në formacion, pasi disa lojtarë janë sforcuar shumë këtë fillimsezoni.
Një ndër lojtarët me më shumë minuta këtë sezon, Casemiro, u zëvendësua nga Camavinga në Valencia dhe i ka ardhur momenti të bëjë pak pushim, duke e nisur nga stoli kundër Mallorcas.
Edhe Modric e Valverde kanë luajtur shumë minuta këtë sezon, ashtu si Karim Benzema, i cili nuk ka zëvendës.
Mallorca është shansi për të bërë rotacion në ekip, edhe pse në mbrojtje nuk ka shumë alternativa dhe vetëm i riu Miguel Gutierrez shpreson ta nisë titullar.
Në mesfushë Camavinga dhe Isco ka shanse të mëdha të jenë titullarë, ndërsa në sulm duhet të jetë radha e Rodrygo për ta nisur nga fillimi.