Real Madrid fitoi fundjavën e shkuar në Valencia, me Carlo Ancelottin që në 30 minutat e fundit të takimit hodhi në fushë gjithë arsenalin e e vet sulmues.
I vetmi lojtar që nuk luajti nga reparti ofensiv ishte Marco Asensio, i cili duket qartë që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit italian.
Para pak vitesh Asensio ishte një ndër lojtarët e rinj më të spikatur të Realit, por rritja e tij u ndal nga dëmtimet dhe tashmë ka humbur vendin edhe mes alternativave të para në stol.
Për këtë arsye, ka tension mes përfaqësuesve të lojtarit dhe stafit drejtues, aq sa këtë javë janë planifikuar disa takime me drejtuesit e lartë.
Asensio ka luajtur rreth 1 orë futboll këtë sezon dhe Ancelotti nuk e konsideron fare kur kthen sytë nga stoli, ndaj rruga e vetme është largimi që në merkaton e janarit.