Jemi ende në javët e para të sezonit të ri dhe është tepër herët për të arritur në përfundime. Megjithatë, në futboll askush nuk pret dhe e tashmja ka po aq rëndësi sa e ardhmja, realiteti po aq sa parashikimet.
Sezonin e shkuar Interi në Itali, Atletico në Spanjë apo Lille në Francë ishin befasitë e mëdha, duke fituar titullin kampion, ndërsa këtë sezon CIES Football Observatory, organizatë e njohur ndërkombëtare që merret me analiza dhe studime statistikore, ka bërë parashikimet, duke vlerësuar parametra si: eksperienca e lojtarëve, investimet në merkato dhe paraqitje ne vitin e fundit.
Kështu, kampionët në 5 ligat e mëdha pritet të jenë: Real Madrid, Manchester City, Inter, Bayern Munchen dhe PSG.
Sipas parashikimit, në Spanjë titulli kalon nga Atletico tek Real, me Barça e Sevilla që do të plotësonin top4. Alavés, Cádiz e Elche janë skuadrat që parashikohen të bien nga LaLiga.
Expected 2021/22 big-5⃣ league champions as per @CIES_Football ⚽️ analysis 😁 Full expected tables in the freshly published Weekly Post ➡️ https://t.co/aBmJY7K1aw pic.twitter.com/7sgNAroILp
— CIES Football Obs (@CIES_Football) September 20, 2021