Carlo Ancelotti ka folur këtë të hënë për “Radio Rai 1” në Itali, në lidhje telefonike nga Madridi. Natyrisht, në fokus ka qenë futbolli italian, por trajneri i Realit ka prekur shumë tema, përfshirë Realin, kampionatin spanjoll dhe Kupën e Botës.
“Reali? Është si hënë mjalti e dytë për mua, po e shijoj shumë.
“LaLiga është ende në nivel shumë të lartë. Janë larguar disa yje, por po dalin të tjerë, shihni Vinicius. Megjithatë, Premier League është më lart në këtë moment. Problemi është tek ritmi, skuadrat angleze luajnë me intensitet më të lartë.
“Superliga e ideuar nga Florentino Perez? Kur të nis të merrem me politikë, do jetë dita që do le futbollin. Deri atëherë flas vetëm për futboll.
“Kupa e Botës çdo 2 vjet? Epo, meqë jemi, le ta luajmë çdo vit! Uefa e FIFA duhet të gjejnë zgjidhje, sepse kalendarët janë bërë të papërballueshëm, po luajmë pa fund dhe shpesh ndeshje pa vlerë në rang ndërkombëtar. Lojtarët janë nën presion të jashtëzakonshëm, nuk mund të vazhdohet kështu.
” Brahim Diaz? Po bën shumë mirë tek Milani dhe e ndjekim me kujdes. E huazuam aty sepse nuk kishte shumë hapësirë në Madrid, ndërsa në Milano është ambient perfekt për të, e njohim klubin kuqezi”.