Dani Carvajal u dëmtua sërish në ndeshjen kundër Valencias, të dielën në mbrëmje, duke u zëvendësuar pas 25 minutash lojë. Ishte ndeshja e pestë për mbrojtësin, që pas kthimit në fushë nga një tjetër dëmtim.
29-vjeçari e nisi sezonin i dëmtuar dhe mungoi në ndeshjen hapëse ndaj Alaves, por u kthye ndaj Levantes, në 22 gusht.
Nuk dihet ende sa serioz është dëmtimi i fundit, por nëse ka qenë dëmtim muskulor, mungesa mund të jetë e gjatë.
5 dëmtime dhe 190 ditë jashtë në sezonin 2020/21
Sezoni i shkuar ishte makth për Carvajal, i cili mungoi në 36 ndeshje nga 52 në të gjitha kompeticionet, për 5 dëmtime që e lanë jashtë për 190 ditë.
Pjesë e Realit prej 2013, Carvajal ka pësuar 20 dëmtime në total, duke humbur 92 ndeshje, 13 në sezon mesatarisht. Për këtë arsye, Reali duhet të ndërhyjë fuqimisht në merkato verën e ardhshme, për të gjetur një mbrojtës që ofron garanci në aspektin fizik, pasi Lucas Vazquez nuk bind dhe Carvajal, edhe pse shumë i vlerësuar nga klubi, rrezikon të lërë shpesh gropa në mbrojtje, për shkak të dëmtimeve.