Carlo Ancelotti ka të drejtë të jetë i kënaqur. Pas golit të Valencias, vendosi të bënte disa zëvendësime njëherësh (Isco, Camavinga, Jovic e Rodrygo), duke kaluar në një skemë 4-2-4, që në pamje të parë dukej aventurë, por në fakt ishte e vetmja mënyrë për të çarë një Valencia të hekurt. Pas ndeshjes trajneri italian foli për mediat…
Ndjesia: “Kam një skuadër luftëtarësh, që nuk dorëzohen, nuk ka rëndësi nëse luajnë mirë apo keq. Kjo ishte ndjesia që pata sot. Kemi skuadër të re, e pranoj që nuk po luajmë futboll të bukur, por nuk dorëzohemi kurrë”.
Ndeshja: “Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, edhe pse i bëmë gjërat mirë deri në një farë pike, por nuk gjenim dot hapësira për të shënuar. Më pas pësuam gol, por në pjesën e dytë ishim më mirë, më të freskët”.
Valencia: “Valencia po paraqitet shumë mirë, vinte nga një seri e shkëlqyer rezultatesh, ndërsa ne ishim të lodhur nga ndeshja në Champions dhe dukej”.
Vinicius-Benzema: “Janë sulmuesit e Realit, jemi me fat që i kemi. Por jam i kënaqur nga të gjithë. Edhe Hazard e Camavinga, shumë mirë. Sulmuesit u treguan të shkëlqyer dhe në pjesën e dytë e kontrolluam lojën”.
Carvajal: “Dëmtim që na mërzit, të shohim”.
Hazard: “Luajti shumë mirë, kërkoi zgjidhje të ndryshme. Jam i kënaqur”.
Zëvendësimet: “Të kryesh zëvendësime është e ndërlikuar, sepse e ndryshoj shpesh mendimin. Të gjithë ata që u futën bënë shumë mirë. Isco, Camavinga, Jovic e Rodrygo e ndryshuan ndeshjen, ishte e vetmja mënyrë ndoshta për të hapur disi lojën. Me kaq shumë cilësi sa kemi, është avantazh që kemi 5 zëvendësime në dispozicion”.