Isco ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe Real Madrid nuk e ka më në planet e veta, duke parë edhe peshën e papërfillshme të mesfushorit në ekip.
29-vjeçari gjeti hapësirë në javët e para të sezonit për shkak të dëmtimeve, por tashmë Camavinga po tregon që është gati të luajë rregullisht dhe Modric po kthehet nga dëmtimi.
Ne këtë mënyrë, Reali po mendon ta largojë që në janar Iscon, për të kursyer një pjesë të pagës që i jep, por edhe për të tentuar përfshirjen e tij në një marrëveshje të rëndësishme.
Edhe pse e duan në Itali, si dhe ka shprehur interes Valencia, Reali synon ta çojë Iscon tek Sevilla në janar.
Gjithçka është pjesë e planit për të bindur Sevillan të ulë disi pretendimet financiare për qendërmbrojtësin Jules Kounde.
Francezi është një ndër mbrojtësit më të fortë në qarkullim dhe në verë Sevilla refuzoi oferta të çmendura nga Chelsea, por Reali do të mundohet ta mbyllë operacionin duke joshur edhe Kounde me një rol lideri duke nisur nga sezoni i ardhshëm.