Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shfaqur para mediave një ditë përpara duelit kundër Valencias, një ndër fushat më të vështira në LaLiga, ku Reali ka fituar vetëm një herë në 7 vizitat e fundit. Më poshtë deklaratat e trajnerit të Los Blancos.
Vinicius: “Kur ke cilësi, karakter dhe karizmë, mund ta marrësh ekipin mbi shpatulla. Ndonjëherë Vinicius e mori skuadrën mbi shpinë në ndeshjen kundër Levantes. Është shumë i ri dhe kur të fitojë më shumë eksperiencë, do të bëhet edhe më i rëndësishëm. Këtë sezon ka ndryshuar diçka, sepse ka nisur të shënojë dhe kjo është shumë e rëndësishme, i ka dhënë shumë besim tek vetja”.
Rotacioni: “Është shumë i rëndësishëm, sepse lojtarët janë të lodhur fizikisht, duhet kujdes dhe ndonjëherë duhet pushim”.
Casemiro: “Nuk kemi lojtar si ai në ekip, ndaj le të shpresojmë që ai të luajë çdo ndeshje dhe të mos nevojitet ta zëvendësojmë”.
Rodrygo: “Është lojtar i aftë të luajë kudo në sulm. Është një lojtar me shumë vlerë për të ardhmen”.
Camavinga: “Të them të vërtetën, më ka befasuar paksa. E dimë që ka cilësi fizike dhe teknike dhe që luan me shumë personalitet dhe karakter, ka personalitet të fortë. Nuk shqetësohet shumë për çka ndodh, ka shumë besim te cilësitë e tij”.
Bale dhe dëmtimi: “Nuk e dimë sa kohë do i duhet, është dëmtim serioz. Duhet të presim, sepse po punonte shumë mirë, ndërsa tani merr një goditje të rëndë”.
Valencia: “Jam i shqetësuar, sepse Valencia luan mirë, me intensitet. Asgjë tjetër nuk më shqetëson. Do të luajmë kundër një ekipi që luan shumë mirë futboll në këtë moment. Fizikisht kemi vështirësi për shkak të kalendarit, Valencia do të na lodhë shumë”.
Hazard: “Nuk luajti në ndeshjen e fundit për një shqetësim në gju, të shohim çfarë do të ndodhë. Duhet kujdes, sepse ka pasur dëmtime në të shkuarën dhe nuk mund t’i japim dy ndeshje rresht për momentin”.