Real Madridi ka katër emra “big” në listë që shpreson t’i tentojë gjatë merkatos së verës. Erling Haaland, Roberto Lewandowski, Kylian Mbappe dhe Poul Pogba janë emrat potencial sipas AS. Gazeta spanjolle pretendon se “galaktikët” do të nënshkruajnë medoemos me një mes Haaland dhe Lewandowskit.
Carlo Ancelotti do të tentojë të sjellë në “Bernabeu” sulmuesin e Bayern Munich nëse përpjekjet e klubit për të transferuar Haaland dështojnë. Megjithatë sipas raportimeve, arritja e një marrëveshje me yllin norvegjez të Dortmundit nuk do të jetë aspak e lehtë. Nëse Reali përfundon nënshkrimin me Mbappe, PSG do të tentojë ta zëvendësojë francezin pikërisht me Haaland.
AS shkruan se Reali nuk mund të konkurrojë me fuqinë financiare të gjigandëve francez, e kjo mund t’i hapë rrugë Ancelottit të kthejë vëmendjen tek 33-vjeçari, Lewandowski. Mësohet se polaku do të kërkojë zyrtarisht të largohet nga skuadra “bavareze”, pasi edhe gjatë mërkatos verore që lam pasi ai u lidh me një largim të mundshëm.
Me kontratën e Levas që skadon në 2023, kampionët gjermanë mund të detyrohen ta shesin te Reali verën e ardhshme për të shmangur largimin me kosto “0”.