Ethet e gjysmëfinaleve të Champions League po afrohen dhe pas përfundimit të ndeshjeve të kampionateve do të fillojë edhe përgatitja e 4 ekipeve gjysmëfinaliste për këto dy ndeshje.
Real Madridi do të pres skuadrën angleze të Chelseas të martën më 27 prill në stadiumin Alfredo di Stefano. Ekipit anglez pritet t’i mungojë njëri nga mesfushorët kryesor të tyre Mateo Kovacic. Ish lojtari Madrilen nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale por mund të rikthehet në ndeshjen e dytë kthyese në Angli.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Anglezëve, Thomas Tuchel në intervistën e sotme për media rreth ndeshjes së tyre në kampionat këtë fundjavë. ”Mateo do të mungojë këtë javë dhe ndoshta do të rikthehet në fundjavën e ardhshme ndaj Fulham, ndeshje e cila luhet mes dy ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Madridit.”, ishin fjalët e trajnerit Gjerman.