Zinedine Zidane sot ka dhënë një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Real Betisit dhe ka folur për shumë tema aktuale në lidhje me ekipin por edhe për të ardhmen e tij.
”Jam i shqetësuar për rutinën e përditshme dhe nuk e di se cfarë do të ndodhë brenda një muaji. Ata nga ne që janë të përfshirë në këtë projekt dëshirojnë të përfundojnë sezonin mirë dhe pastaj të flasim për të ardhmen. Jemi të fokusuar në punën tonë të përditshme dhe kryesisht në ndeshjen e nesërme.”, ishte përgjigjia e trajnerit Francez Zinedine Zidane kur u pyet për të ardhmen e tij.
Rikujtojmë që para pak ditësh presidenti Florentino Perez theksoi se nuk mund t’a paramendojë Real Madridin në sezonin e ri pa trajner Zidanen dhe asnjëherë nuk ka menduar prishjen e kontratës me Francezin.