Florentino Perez ka dhene nje interviste per radion El Larguero te Cadena SER mesnaten e kaluar ne tentim per te shpjeguar se cfare ndodhi me Super Ligen.
Presidenti i Real Madridit diskutoi faktin qe shume prej themelueseve te ketij kompeticioni tashme kane komunikuar largimin e tyre nga Super Liga.
“Jam shume i merzitur dhe i zhgenjyer sepse kemi punuar per kete projekt per rreth tre vite dhe ndoshta nuk kemi arritur t’a shpjegojme si duhet”, theksoi ai per ‘El Larguero’.
“Formati i Champions League eshte i vjeter dhe behet interesat vetem pas cerekfinaleve.”
“Ky format duket qarte qe nuk funksionon, keshtu qe ne erdhem me nje format te ri ku ekipet me te rendesishme Europiane do te luajne ndaj njera-tjetres qe nga fillimi i sezonit.”
“Kemi punuar me shifrat dhe supozuam qe mund te bejme shume me teper para dhe jo vetem per neve, por per te gjithe.”
I pyetur se pse skuadrat Angleze vendosen te largohen, Perez zbuloi qe kishte nje klub mes tyre qe dyshonte ne Super Ligen qe ne fillim.
“Ishte nje klub mes Anglezeve qe nuk kishte shume interes, nuk do e them se kush”, theksoi ai.
“Mendoj se pastaj nje veprim i tille u be ngjites per te tjeret. Drejtoret e ketyre klubeve jane shumica Amerikan, ndoshta vijne nga NFL apo NBA. Ata po largohen per shkak te atmosferes se krijuar.”
“FIFA krijoi nje spektakel madhor. Ishte sikur ne sapo kemi leshuar bomben atomike. Mbase nuk e kemi shpjeguar mire, por ata poashtu nuk na dhane mundesine t’a shpjegojme.”
“Disa njerez thjesht nuk e duan nje format te tille. Nuk kam pare asnjehere nje agresion te tille nga nje president i UEFA-s dhe nga presidentet e disa federatave te caktuara.”
“Kam 20 vite ne boten e futbollit dhe nuk kam pare asnjehere kercenime si keto. Ishte sikur kemi vrare dikend. Ishte sikur kemi vrare futbollin, por ne vetem po tentonim t’a shpetonim ate.”
Florentino Perez insiston qe klubet Angleze, klubet Italiane dhe Altetico Madrid nuk jane larguar akoma nga projekti.
“Ata jane totalisht gabim”, tha ai kur u pyet per njerezit qe mendojne se Super Liga tashme ka mbaruar.
“Nuk mendoj se klubet jane larguar. Eshte e qarte ne kontrate qe nuk mund te largohesh. Shume njerez te perfshire jane drejtora te klubeve qe e dine se si funksionojne gjerat ne kete bote.”
Duke shkuar tutje per te folur se pse keta klube u perzgjodhen dhe se fakti qe ky kompeticion eshte i mbyllur ishin prej arsyeve kryesore te bllokimit te tij, Florentino Perez shpjegoi qe themeluesit e kishin fituar nje te drejte per te qene pjese e kompeticionit.
“Keta klube e kane fituar kete te drejte. Ata jane klubet me te suksesshme ne 20 vitet e fundit. Kane ndjekesit me te medhenje ne rrjetet sociale dhe kane tifozeri te shumte.”
Perez u pyet poashtu se pse nuk u konsultua me anetaret e klubit per ceshtjen e European Super League.
“A duhet t’i pyes ata edhe se cilin lojtar duhet t’a blej?” u pergjigj Perez.
“Nese u themi tifozeve te Real Madridit qe do te luajme me nje nga Manchester United apo Barcelonen cdo jave, a mendoni se do te thone ‘jo’?”
“A nuk mendoni se atyre do u pelqente te luanin ndaj klubeve te medha dhe te shihnin ndeshje te medha cdo jave ne vend qe te qendronin te pa interesuar deri ne cerekfinale?
“Keta jane disa ndeshje qe edhe une mezi i shoh.”