European Super League eshte konfirmuar tashme me Florentino Perez qe eshte perzgjedhur President i kompeticionit.
Nje deklarate zyrtare nga te 12 klubet e kompeticionit u leshua mbreme per mediat dhe Perez ka shpjeguar se pse mendon qe nje ndryshim i ri eshte pozitiv per futbollin.
“Ne do te ndihmojme futbollin ne cdo nivel dhe do t’a dergojme kete sport ne vendin e duhur ne bote”, deklaroi Perez.
“Futbolli eshte i vetmi sport global me me se shumti se 4 miliard ndjekes ne bote dhe pergjegjesia jone si klube te medha eshte t’ju pergjigjemi deshirave te tyre.”
Perez nuk ishte i vetmi sidoqofte qe foli per Super Ligen, teksa nje deklarate te ngjajshme ka dhene edhe Agnelli, President i Juventus.
“12 klubet themeluese perfaqesojne miliarda tifoz neper planet dhe 99 trofe Europian sebashku. Jemi bashkuar ne nje moment kritik, duke lejuar kompeticionin Europian te reformohet, duke vendosur keshtu lojen qe duam drejt nje te ardhme afatgjate, solidaritet te vazhdueshem dhe mundesine tifozeve te ndjekin lojtaret e tyre te garojne mes vete ne periudha te vazhdueshme”, perfundoi Agnelli.