Sulmuesi Madrilen, Karim Benzema ka dhënë një intervistë për mediat e La Ligas gjatë ditës së sotme. Sulmuesi Francezi foli rreth El Clasicos të së shtunës e cila do të luhet në stadiumin Alfredo di Stefano me fillim në ora 21:00.
”El Clasico është ndeshja më e mirë në botë dhe jo vetëm për mua por për të gjithë pasi luajnë dy ekipe me histori të madhe dhe është gjithmonë një ndeshje shumë e rëndësishme.”, thotë Benzema.
”Si gjithmonë do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që i pëlqen posedimi i topit. Gjithashtu edhe neve na pëlqen ta kemi topin. Do të luajmë si të ishte një finale për ne.’‘, vazhdoi Francezi.
Gjithashtu ai beson se Barcelona do të shkojë për posedimin e topit dhe do të kërkojë çekuilibrin me argjentinasin Lionel Messi. ”Barcelona gjithmonë e mbajnë posedimin e topit, kanë një portjerë të mirë dhe Messin, një lojtar që bën gjithcka për Barcelonën. Duhet të kujdesemi sepse ai është shumë i rrezikshëm.”
Sa i përket sezonit të tij aktual, sulmuesi Madrilen shtoi: ”Nuk e di nëse është sezoni im më i mirë, cdo vit filloj nga 0 dhe dua të përmirësoj sezonin që lë pas. Tani jam në një seri të shënimit të golave dhe dua të ndihmojë ekipin me këtë që po bëj. E rëndësishme është të fitojë ekipi. Ndihem i lirë në fushë, bëj atë që dua, ndimoj ekipin nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Kanë mbetur edhe disa ndeshje dhe ky kampionat do të vendoset në fund. Eshtë shumë e vështirë por duhet të futemi në fushë sikur të ishte një finale.”