Zinedine Zidane mbrëmë pas fitores ndaj Liverpoolit analizoi ndeshjen në Sky Italia. Kështu Zizou u takua me Alessandro del Pieron, ish bashkëlojtarin e tij te Juventusi. I pyetur për të kaluarën në Itali, Zizou kujtoi kohën që kaloi në Torino.
”A më mungon më shumë Italia apo Del Piero? Mendoj se të dytë, Italia është në zemrën time, kam kaluar 5 vite në Torino dhe Juventusi ende është i rëndësishëm për mua.”, ishin fjalët e Zizou në lidhje me këtë.
Del Piero më vonë e pyeti Zizou se a do të jetë trajner i Juventusit në të ardhmen, Francezi u përgjigj duke qeshur kështu: ”Për momentin jam këtu, por do të shohim në të ardhmen.”
Gjithashtu ai kishte disa fjalë edhe për ish bashkëlojtarin e tij: ”Kemi luajtur shumë vite së bashku, është një mik i mirë i imi.”