Numërimi mbrapa ka filluar. Ditët po kalojnë dhe zgjidhja për rinovimin e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos ende nuk ësht në horizontin e Madridit.
Klubi Madrilen dhe kapiteni Madrilen kanë vetëm 100 ditët në dispozicion për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së lojtarit Spanjoll.
Marrëveshja duhet të arrihet para 30 qershorit të këtij viti, data kur skadon kontrata e kapitenit Ramos, kontratë e cila u firmos në verën e vitit 2005 dhe u vazhdua për 16 vite me plot histori për lojtarin dhe klubin.
100 ditët e fundit të Ramos tek klubi mund të shkojnë shumë shpejt pa arritjen e një marrëveshjeje rinovimi, dicka që nuk ka qenë si prioritet i të dyja palëve në kohën e fundit.