Konferenca e Zinedine Zidane per ndeshjen e neserme ndaj Celta Vigos:
Shorti me Liverpool
“Mund te me pyesni cfare te doni, por do te pergjigjem njejte. Ne kete nivel te gjithe rivalet jane te veshtire, eshte nje kundershtar i veshtire. Fizikisht kerkon shume nga ju, por kjo eshte per me vone. Tani jemi te fokusuar per ndeshjen e neserme. Nuk mund te themi nese eshte short i mire apo i keq. Ajo qe ndodh gjate gjithe sezonit nuk pasqyron fytyren reale te nje eleminatore. Ata mund te thone te njejten per ne.”
Injorimi i Benzemas nga Deschamps
“Mendoj vetem per ndeshjen e neserme, mos me pyetni per dicka tjeter qe nuk lidhet me kete.”
Ndeshja e pare ndaj Liverpool jashte shtepise
“Nuk e di se cfare do te ndodhe, ne fund te muajit do e kuptojme. Do te luajme aty ku na thone. Preferojme te luajme ne Di Stefano, por do te shohim se cfare do te na thone. Cdo vit eshte e njejta gje, faza finale eshte ne Mars-Prill dhe ketu ju rrezikoni gjithcka. Une e shoh progresin ditore, cdo gje tjeter eshte filozofi.”
Ndeshja ndaj Celtas
“Ajo qe duam eshte te vazhdojme te punojme, te japim gjithcka ne te dyja kompeticionet. Nuk duhet te harrojme ate qe kemi bere dhe ate qe po bejme. Neser eshte nje tjeter ndeshje dhe ne duam te vazhdojme t’i bejme gjerat mire, si skuader para se gjithash/ Eshte puna qe e bejme dite pas dite dhe menyra se si pergaditemi per te bere mire. Ndeshja ndaj Celtas do te jete shume kerkuese.”
E vetmja skuader Spanjolle ne Champions League
“Eshte nje rastesi. Qe te gjitha ekipet Spanjolle jane shume te mira, kjo nuk e ndryshon kete fakt. Kete vit eshte nje rastesi sepse vitin e ardhshem me siguri qe do te kemi me shume skuadra Spanjolle ne cerekfinale, ashtu si gjithmone.”
Te largohem nga Real Madridi ne fund te sezonit
“Perseri me keto spekulime? Do e perseris gjithmone. Eshte dite pas dite. Nuk shoh dicka tjeter pervec kesaj. Nuk planifikoj dicka tjeter. Mund te nenshkruani nje kontrate 10 vjecare dhe me pas te nesermen je jashte, ose e kunderta. Ajo qe me ndikon mua eshte puna qe behet dite per dite.”
Situata me Eden Hazard
“Duam qe Hazard te rikuperohet mire, totalisht. Ai nuk do te operohet. Do te kemi nje tjeter plan per te dhe tashme po punojme sa i perket rikuperimit. Si trajner dua qe Hazard te rikthehet mire dhe te jete plotesisht i rikuperuar.”
Ramos, Modric dhe lojtaret tjere me eksperience, do te qendrojne apo largohen?
“Veterane gjithmone duan me shume. Me te vertete me pelqen t’i stervis, cdo trajner do e shijonte punen me ta, ajo qe duhet te bejme eshte puna ditore sepse me siguri qe nje dite do te perfundoje cdo gje dhe kete nuk e di askush se kur do te ndodhe.”