Real Madridi dje mposhti Eibarin dhe mori tre pikë të reja në La Liga me dy gola nga Cristiano Ronaldo.
Me këta dy gola, Cristiano tani ka 18 gola në La Liga dhe vetëm pak javë para se askush nuk besonte të imagjinonte se ai mund të luftojë për Pichichin, Portugezi është rikthyer fuqishëm me gola.
Lista e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll kryesohet nga Messi që ka 24 gola, në vendi e dytë gjendet Suarez me 21 gola dhe Cristiano në tretin me 18 gola.
Portugezi e dëshiron pichichin me cdo kusht këtë sezon. Dje ndaj Eibar ai gjithmonë kërkonte më shumë intensitet nga bashkëlojtarët e tij dhe mjaft mirë i shfrytëzoi dy pasime nga Modric dhe Carvajal, për ti shënuar dy gola që e konfirmojnë mosdorëzimin e tij në garën për titullin e golashënuesit më të mirë këtë sezon në kampionat.