Vetëm 24 orë pas thashethemeve rreth interesimit të Real Madridit për portjerin e Hadjuk Splitit, gjigantin 2.02 m, Karlo Letica, portjeri Kroat shënoi goline fitores për ekipin e tij me kokë.
Ndërsa sot pas 24 orëve tjera, ka ardhur edhe konfirmimi nga agjentit i portjerit, se Madridi ka shfaqur interesim për 21 vjecarin.
”A kam folur me Real Madridin? Unë vetëm mund të ju them se shumë klube Europiane kanë pyetur për të. Ne jemi ende në mars dhe dy muaj deri në fund të sezonit.”, tha agjenti i portjerit për Marcan.
”Karlo nuk është duke u ngutur, po luan për Hadjukin rregullisht dhe kjo është më e rëndësishme. Kur mendojmë për të ardhmen, zhvillimi dhe karriera e tij do të jetë në objektivin tonë të parë.”, shtoi ai.