Jo shumë shpesh mund të rastisësh në një Zinedine Zidane të acaruar pas ndeshjes, tekniku Francez shpërtheu pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Osasunës.
Skuadra e Zidane ishte larg versionit më të mirë në Pamplona dhe ndryshimet e trajnerit nuk funksionuan, por tekniku nuk beson që ndeshja duhej të ishte luajtur.
”E kemi menaxhuar keq ndeshjen, në fushë kemi bërë aq sa kemi mundur”, u shpreh Zidane. ”Nuk ishte ndeshje futbolli. Nuk e dimë se kur dhe si do të rikthehemi në Madrid.”
”Kjo nuk ishte një ndeshje futbolli. Duhej të ishte pezulluar. Por, tashmë i takon të shkuarës.”
”Kushtet nuk ishin të duhura për të zhvilluar një ndeshje. Po e persëris, ndeshja nuk duhej të luhej.”