Agjenti dhe vëllau i Sergio Ramos, Rene Ramos, ka thelluar akoma më shumë debatin për rinovimin e kontratës së kapitenit të Real Madridit.
34 vjeçari tashmë është i lirë për të negociuar me çdo skuadër teksa i kanë mbetur vetëm edhe 6 muaj në kontratë dhe nuk ka akoma ndonjë lajm për çështjen e rinovimit.
”Dikush do të duhet të shpjegoje se si kemi arritur në një situatë si kjo, të lejosh kapitenin, njërin nga legjendat e Real Madridit, të jetë në gjendje të negocioje lirshëm dhe të nënshkruaje me çdo klub që tani e tutje”, ishte postimi i gazetarit Alfredo Duro në Twitter.
Rene Ramos, bëri ‘retweet’ këtë postim në twitterin e tij, duke fajësuar Real Madridin për faktin që akoma nuk ka një marrëveshje për kontratën e kapitenit.
Familja e Sergio Ramos, sidoqoftë, ka lënë të nënkuptohet që ata janë duke pritur për Real Madridin të bëje një ofertë të pranueshme.