Në pjesën e dytë shënoi gol në portën të cilen e mbronte në pjesën e parë. Fjala është për portierin e Hajdukit të Splitit, Karlo Letica, i cili sipas Marcas iu kundërpërgjigj interesimit të Real Madridit jo me një pritje, por me një gol të shënuar.
Rezultati në tabelë po shënonte 2-2, kur portieri Letica, 2.02m i gjatë, iu afrua zonës për ta ndihmuar ekipin në aksionin e fundit të ndeshjes dhe arriti të shënojë gol duke i siguruar kështu ekipit të tij 3 pikët.
Klubi spanjoll tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit dhe klubin kroat. Për shkak të lartësisë së tij (2.02m), dhe aftësisve të tij teknike, Letica po konsiderohet si një Jan Oblak i Ri bën të ditur Marca.