Pasi Luka Modric dhe Real Madridi kane gjetur akordin ne princip per te vazhduar kontraten edhe per nje vit tjeter, vemendja e Real Madridit tani eshte kthyer nga lojtaret tjere te ekipit te pare, kontrata e te cileve skadon ne fund te sezonit.
Lojtari me profilin me te larte eshte Sergio Ramos, kontrata e te cilit skadon ne Qershor te vitit 2021.
Nuk ka akoma nje marreveshje me kapitenin por pas mbledhjes se anetareve te klubit me 20 Dhjetor, buxheti per kete sezon tashme dihet dhe te dy palet tashme e kane te qarte se si qendrojne ne aspektin financiar.
Ramos nuk e ka fshehur deshiren per te vazhduar me Madrilenet dhe i ka thene klubit per kerkesat e tij sa i perket gjatesise se kontrates se re.
Gjithcka do te zgjidhet pasi kapiteni dhe presidenti te ulen sebashku teksa maredhenia e tyre eshte e afert dhe shume e gjate tashme.
Real Madridi vazhdon te mbaje rregullin e zakonshem duke u dhene lojtareve te vjeter vetem nje vit ne vazhdimin e kontrates, por Ramos kerkon me teper se kaq.
Qe te dy palet duan te arrijne nje marreveshje per te rinovuar kontraten me klubin qe e vlereson larte kapitenin per shkak te performancave dhe lidershipit.
Por cfare ndodh me Lucas Vazquez?
Situata e anesorit eshte ngritur perseri per shkak te performancave te jashtezakonshme qe ka dhuruar ne kete sezon.
Lojtari qe njekohesisht eshte edhe produkt i akademise se Real Madridit ka dhene nje kontribut te larte ne rikthimin e rezultateve pozitive keshtu qe debati per rinovimin e tij eshte perseri ne tryeze.
Lucas Vazquezit iu ofrua rinovimi i kontrates ne veren e vitit 2019, por nuk rezultoi te jete vendimtare ne fund.