Të gjithë tifozët Madrilen prisnin sonte rikthimin e Eden Hazard në fushë por as sonte Belgu nuk u inkuadrua nga Zinedine Zidane.
Hazard është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskular që pësoi muajin e kaluar por trajneri Francez nuk dëshiron të rrezikojë me të dhe po pret momentin për t’i dhënë minutat e para pas dëmtimit të fundit lojtarit Madrilen.
”Ishte një ndeshje shumë e vështirë sonte ndaj Granadas dhe nuk ishte momenti i duhur për inkuadrimin e Eden Hazard në fushë. Nuk doja t’a rrezikoja atë.”, ishin fjalët e trajnerit Madrilen pas fitores së sontme 2-0 ndaj Granadas me golat nga Casemiro dhe nga Benzema.
Hazard pritet të rikthehet në fushë pas 7 ditëve ndaj Elches, saktësisht të mërkurën e ardhshme më 30 dhjetor, në ndeshjen e fundit të ekipit për vitin 2020.