Real Madridi fitoi sonte ndaj Granadas me rezultat 2-0 në stadiumin Alfredo di Stefano me golat nga Casemiro dhe Benzema në pjesën e dytë të ndeshjes.
Madrilenët luajtën ndaj një kundershtari shumë të vështirë dhe u desh pjesa e dytë që të sigurojnë 2 golat e fitores. Në pjesën e parë lajmi më i keq ishte dëmtimi i Rodrygos në minutën e 35-të të ndeshjes. Gjatë një vrapimi talenti Brazilian pësoi një dëmtim muskular dhe u detyrua të largohej nga fusha për t’u zëvëndësuar nga Marco Asensio i cili luajti ndeshjen më të mirë të sezonit dhe u shpall lojtari më i mirë i kësaj ndeshje.
Rodrygo sipas të gjitha gjasave pritet të mungojë sëpaku 2 javë për shkak të dëmtimit muskular por për t’a mësuar më sigurtë dëmtimin e tij, ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditën e nesërme.