Zinedine Zidane u ka dhene prioritet rezultateve perpara fitnesit se fundmi dhe nuk ka bere rotacione ne skuader sic ben zakonisht, duke favorizuar pak a shume te njejtin formacion.
Stabiliteti i ekipit ka dhene rezultate duke tejkaluar krizen pasi Madrilenet mposhten Sevillan, Borussia Monchengladbach, Atletico Madrid dhe Athletico Bilbao brenda pak diteve.
Politika e Zinedine Zidane ka menjanuar planin B, e qe perfshin nje numer te konsiderueshem lojtaresh qe nuk kane luajtur rregullisht ne ndeshjet e fundit.
Njeri prej lojtareve me te prekur ka qene Marcelo, qe ka pare Ferland Mendyn te startoje ne cdo ndeshje ku ekipi ka arritur te triumfoje.
Eshte e qarte tashme qe Braziliani ka rene ne syte e trajnerit ne ndeshjet e medha kete sezon, duke luajtur vetem nje prej ndeshjeve te Championsit ne fazen e grupeve.
Sezonin e kaluar, edhe pse Marcelo startonte rregullisht ne ndeshje te ndryshme, ai nuk ishte zgjedhja e pare ne krahun e majte. Kete sezon, ceshtja e tij vetem sa eshte komplikuar.
Mendy, nga ana tjeter, vazhdon te arsyetoje perzgjedhjen e trajnerit. Francezi akoma nuk ka asnje humbje ne nje ndeshje te La Ligas ne te cilen ka startuar.
Perpara humbjes ndaj Alaves, Mendy dhe Marcelo benin rotacione te vazhdueshme ne kampionat, por qe atehere, emergjenca eshte ngritur dhe lojtaret si Eder Militao, Isco dhe Marcelo kane mar shume me pak minuta ne fushe.