Eden Hazard eshte i vendosur per te permbysur situaten e tij ne Real Madrid pas nje serie te vazhdueshme demtimesh qe ka patur pas atij demtimi ne Nentor te vitit 2019 nga Thomas Meunier ne ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain.
Do te ishte e kuptueshme nese Eden Hazard do te ndjehej i goditur pas gjithe atyre gjerave qe ka perjetuar qe atehere, por ai nuk ka lejuar qe kjo te ndikoje tek morali i tij. Kjo eshte ajo qe Eden Hazard po ia deshmon cdokujt ne Valdebebas, dite pas dite.
Hazard e di qe i ka borxh Real Madridit sepse pritshmerite per te pas afrimit nga Chelsea ne veren e vitit 2019 ishin te medha. Kishte plot 50,000 njerez ne prezentimin e tij ne Santiago bernabeu, me tifozet Madrilen qe shpresonin se tek ai do te gjenin lojtarin qe do te plotesonte mungesen e Cristiano Ronaldos. Por, deri me tani, lojtari Belg ka deshtuar te jetoje brenda pritshmerive.
29 vjecari e di qe sapo te rikuperohet nga demtimi i fundit muskular, hapat e rradhes per te rigjetur vetebesimin do te perqendrohen fillimisht ne punen ekipore ne stervtije dhe me pas ne ndeshje. Frika per nje tjeter demtim ekziston akoma por Hazard e di qe do te mbahet mend nga tifozet vetem po luajti ndeshjet.
Bashkelojtaret kane besim tek ai. Ata besojne qe eshte nje djale i mire dhe nje lojtar i madh. Zinedine Zidane eshte njeri nga fansat e tij me te medhenje poashtu dhe kjo eshte arsyeja pse Hazard do te rikthehet ne formacion sapo te kete gjetur formen e duhur.
Rikthimi per te sidoqofte nuk eshte afer. Jane duke e mare me shume kujdes ceshtjen e tij sepse ne klub nuk duan nje rikthim te demtimeve pas asaj qe ndodhi ne fillimin e ketij sezoni.