Ka futbollist që janë të pazëvëndësueshmë në ekipet e tyre dhe Luka Modric është njëri prej tyre. Eshtë e vërtetë që bashkëlojtarët kanë mbuluar me sukses pozitën e Modric në këtë javët e fundit, por më e vërteta është se ai mbetet një lojtarë i jashtëzakonshëm për ekipin Madrilen.
Niveli i tij sot ndaj Eibar ka qenë madhështorë, në asnjë moment nuk kishte kohë për të mos luftuar. Nuk na mahnit ajo cfarë bënë ai me topin, pasimet e tij inteligjente me të jashtmen e këmbës apo ato linjat marramendëse në mes të kundërshtarëve që jemi mësuar t’i shohim.
Super Luka sot dhuroi një pasim unik nga gjysma e fushës në golin e Cristianos dhe për pak sa nuk shënoi njërin nga golat më të mirë të karrierës kur kaloi dy lojtarë duke i futur në mes të këmbëve topin por nuk goditi në mënyrën e tij më të mirë.
Përvec këtyre, ai ishte fantastik edhe në punën defanzive. Kroati ishte lojtari që rikuperoi më së shumti topa (15) sot në fushë. Këto statistika e bëjnë atë mesfushorin më të mirë në botë dhe një mesfushorë të gjithanshëm për ekipin.