Është përfolur shumë kohëve të fundit për një kalim të mundshëm të Kylian Mbappes tek Real Madridi në verën që vjen, por diçka e tillë si duket nuk ka për të ndodhur, të paktën ashtu siç raportojnë mediat pranë klubit Francez.
Gjithnjë sipas Le Parisien, lojtari në ditët e fundit është më i hapur drejt tratativave për rinovimin e kontratës me PSG dhe këtë e konfirmoi edhe vet drejtori sportiv Leonardo që pak ditë më parë theksoi që negociatat po shkojnë mirë dhe se është optimist për rinovimin e Mbappes.
Real Madridi shpresonte që Kylian Mbappe nuk do të rinovoje kontratën duke e lënë kështu klubin Parizien të detyruar të ulet për të negociuar verën e ardhmshme, atëherë kur lojtarit do i mbetej vetëm edhe një vit kontratë, por shpresat e Madrilenëve janë duke u zbehur çdo ditë e më shumë, veçanërisht nga vet lojtari që tashmë më shumë e sheh të ardhmen tek PSG se sa tek Real Madridi.
Mbetet akoma për t’u parë por në horizont nuk ka një tregues të qartë që e dërgon Mbappen tek Real Madridi dhe të gjitha raportimet çojnë drejt rinovimit të lojtarit me klubin Parizien.