Vinicius Junior ishte vendimtar në fitoren e Real Madridit sot ndaj Sevillas. Braziliani ishte ai që i fitoi ekipit 3 pikë pas një prekje të topit e cila u devijua më pas nga portjeri kundërshtar dhe hyri në portë.
Pas ndeshjes Vini tha se goli ishte i tij dhe jo autogol i Bonos: ‘‘Goli ishte i imi, natyrisht. Unë e godita topin dhe më pastaj hyri në portë.”, ishin fjalët e Vinit.
Fitorja
”Fitorja ishte shumë e rëndësishme për besimin tonë. Ka pasur ndeshja tjera që kemi luajtur mirë por nuk arrinte fitorja.”
Fitore deçizive
”Ne nuk dyshojmë në asgjë dhe dalim në fushë për të fituar ndeshjen. Eshtë një sezon më ndryshe nga të tjerët. Kemi një ndeshje në cdo 3 ditë dhe ndonjëherë është e vështirë të fitojmë ndeshjet. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi.”
Presioni
”Qetësia është gjithmonë me ne. E dimë presionin që kemi dhe kjo na pëlqen”