Real Madridi do të ketë një përballje shumë të vështirë në transfertë ndaj Sevillas. Kryendeshja e javës në La Liga fillon në ora 16:15 ndërsa të dy skuadrat e presin me entuziazëm këtë përballje për t’i dhënë një përmbysje situatës në të cilën ndodhen.
Real Madridi vjen në këtë përballje pas humbjes 2-0 ndaj Shakhtar në Champions League, humbje që ka lënë pasoja tek ekipi Madrilen, sidomos tek trajneri Zinedine Zidane, e ardhmja e të cilit është vënë në diskutim ditëve të fundit.
Nga ana tjetër, Sevilla poashtu vjen nga një humbje turpëruese teksa në mesjavë u mposht 4-0 në shtëpi nga Chelsea i Frank Lampard dhe do të tentoje me të gjitha forcat që t’a lërë pas krahëve këtë humbje.
Me disa mungesa në të dyja taboret, kështu pritet të jenë formacionet startuese sipas të përditshmeve MARCA dhe AS;
MARCA:
AS: