Ish trajneri Madrilen dhe aktualisht trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui në intervistën e sotme para ndeshjes së nesërme ndaj Real Madridit ka thënë se nuk do t’a dëshironte përballjen me ish klubin e tij në këtë kohë.
”Nuk do ta dëshiroja përballjen me Real Madridin në këtë kohë pasi ata janë shumë të rrezikshëm në këto situata kur duhet të rikthejnë formën e tyre. Duhet të jemi të gatshëm të luajmë përball versionit më të fortë të tyre.”
Sa i përket mungesës së mundshme të Ramos, Lopetegui tha: ”Kushdo që luan nga ta është rrezik për ne, pasi kanë një ekip shumë të mirë.”
Në fund Lopetegui lavdëroi punën e Zidane tek Madrilenët: ‘‘Zizou është një menaxher shumë i mirë dhe ka arritur shumë gjëra me Real Madridin.”