Situata e Real Madridit në La Liga dhe në Champions League në ndeshjet e fundit ka hapur shumë spekulime se klubi po mendon shkarkimin e trajnerit Francez, Zinedine Zidane.
Në ditën e djeshme u organizua një mbledhje në stërvitje mes lojtarëve të cilët u betuan se do të japin gjithcka nga vetja vetëm që të dalin kjo krizë e vogël e rezultateve dhe se nuk duan shkarkimin e trajnerit Zidane.
Por sipas Marcas, dy lojtarët Madrilen që do të ishin pro shkarkimit të Zidane janë Isco dhe Mariano, të cilëve trajneri Francez nuk po iu jep minuta.
Isco dhe Mariano janë në mesin e lojtarëve që kanë luajtur më së shumti minuta këtë sezon dhe në sezonin e kaluar.