”Dua të luaj përsëri me Leo Messin dhe jam i sigurtë se vitin e ardhshëm do të ndodhë kjo.”, ishin fjalët e Neymar pas fitores së mbrëmshme ndaj Manchester United.
Këto fjalë kanë bërë bujë nëpër mediat botërore sipas të cilave Neymar i ka hapur rrugën Kylian Mbappes të transferohet ne Real Madrid. Klubi Madrilen e ka caktuar si objektiv kryesor për sezonin e ri transferimin e Francezit dhe arritja e Leo Messit në PSG do të thoshte se Mbappe mund të largohet nga Francezët.
Arsyeja se Mbappe mund të largohet nëse arrin Messi në PSG është fakti se klubi Francez nuk do të mund të përballonte pagat e larta të tij, Neymarit dhe Messit.
Messi aktualisht përfiton 50 milionë euro në vit tek Barca, Neymar përfiton 37 milionë euro dhe Mbappe përfiton 22 milionë euro. Këto shifra do të ishin të papërballueshme për klubin e tyre sidomos pas situatës me Covid-10.