Eden Hazard ende vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të dëmtimit muskular që pësoi në javën e kaluar.
Lojtarit Belg ka kaluar në vitin më të keq të karrierës pasi ka pësuar shumë dëmtime dhe ka munguar në shumë ndeshje.
Dëmtimi i tij i fundit mund t’a bëjë atë që t’i thotë lamtumirë fushës së futbollit për vitin 2020. Tashmë është e sigurtë që ai do të mungojë ndaj Sevillas dhe Monchengladbachit por sipas gazetarit Arancha Rodriguez të Cadena Cope, Hazard mund të jetë jashtë fushave edhe më gjatë dhe mundësia që të mungojë në të gjitha ndeshjet e ketij viti 2020 është e madhe.
Ekipi Madrilen do t’i luajë edhe 7 ndeshje këtë sezon: vs. Sevilla, vs. Monchengladbach, vs. Atletico, vs. Eibar, vs. Granada dhe vs. Elche.