Ekipi humbi mbrëmë ndaj Shakhtarit në Kiev dhe pas ndeshjes u nis për t’u rikthyer në Madrid. Avioni i klubit arriti në aeroportin e Madridit rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm pas një udhëtimi të gjatë nga Ukraina për në Spanjë.
Kthimi i vonshëm në Madrid është arsyeja pse Zinedine Zidane iu ka dhënë ditë pushimi sot lojtarëve Madrilen, të cilët do të rikthehen nesër në stërvitje që të fillluojnë përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Sevillas.
Ramos dhe Carvajal do të stërviten gjatë ditës së sotme në Valdebebas dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundit në xhiron e grupeve të Champions League ndaj Borussia Monchegladbach më 9 dhjetor.