Zinedine Zidane nuk planifikon dorëheqjen por kjo nuk do të thotë që e ardhmja e tij është e sigurt. Trajneri Madrilen tha se ndihet i fortë pas humbjes se 5-të të ekipit në 15 ndeshjet e këtij sezoni. Ai e tha këtë menjëherë pas ndeshjes së sontme ndaj Shakhtar, ekipit që mori 10 gola nga B.Monchegladbach dhe që ka mposhtur Real Madridit në të dyja ndeshjet e grupit ndaj tyre.
Pasoja e gjithë kësaj pavarësisht nga fakti se ai nuk dëshiron t’a shohjë këtë është se Francezi ndihet i prekur edhe pse Interi i dha pak forcë pas fitores ndaj Gjermanëve në ndeshjen e sontme, që do të thotë se Real Madridi e ka mundësinë t’i kalojë grupet me një fitore eventuale në xhiron e fundit të grupit.
Besimi te trajneri nuk është më si dikur. Shumë nga vendimet nuk po pëlqehen dhe kjo është arsyeja pse shkalla e sigurisë ndaj punës së tij është në pikëpyetje dhe cdo ditë e më shumë po vihet në dyshim nga drejtuesit e klubit.
Në fillim, afati i caktuar për të parë reagimin e ekipit para se të marrin vendimin është se si janë rezultatet ndaj Shakhtar, Sevilla, Monchegladbach dhe Atletico. Pas këtyre ndeshjeve do të vlerësohen mundësitë reale të ekipit për të fituar ndonjë titull në sezonin aktual
Nga klub mbështeten në rikuperimin dhe mendojnë se gjërat aktuale dhe humbjet në të dyja kompeticionet (La Liga dhe Champions League) ende nuk kanë vendosur për atë që do të thoshte fillimi i një cikli të papritur dhe të dhimbshëm.
Humbja ndaj ekipit Ukrainas e ka goditur klubin shumë. Aftësia absolute per të reaguar e ka lënë stafin drejtues të klubit shumë të prekur por fitorja e Interit i ka dhënë atyre pak jetë. Sipas Marcas, brenda klubit mendojnë se shumë shpejt mund të jetë një vendim marrje e rëndësishme e cila do të thoshte lamtumirën e trajnerit Zinedine Zidane.