Toni Kroos e pranon situatën ekstreme të Real Madridit në Champions League por nuk dorëzohet. Gjermani shpreson që me nje fitore në ndeshjen e fundit ndaj B.Monchegladbach ata do t’i kalojnë grupet.
”Eshtë normale që nëse fitoni keni më shumë besim dhe motiv sesa kur humbni. Si ekip ndiheni më mirë kur fitoni dhe duhet të rikthehemi tek fitoret. E shohim situatën në grup. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të fitojmë ndeshjen e fundit. Nëse Gladbach nuk fiton sonte atëherë është në duart tona.”
”Ndaj Interit shënuam herët. Sot në Kiev ishim paksa të njejtë, pak më keq por e bëmë një pjesë të parë te mirë. Me 0-1 ishte më mirë por me 0-2 na mungoi besimi për t’a rikthyer ndeshjen. U përpoqëm për 90 minuta por ishte e vështirë me 0-2.”
”Nuk mendoj se jemi të lodhur fizikisht. Unë jam mirë, dhe nëse i humbni të gjitha ndeshjet është një ndjenjë negative, e dimë këtë.”