“Ngatërroheni më me të mirin, por vdisni si të tjerët”. Këto janë fjalët që Arbeloa i ka shkruar sot në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Ky shkrim i tij në Twitter vjen pas dopietes se shënuar të Cristianos ndaj Eibar, dopietë e cila i siguroi ekipit Madrilen 3 pikë. Portugezi shënoi një herë në pjesën e parë dhe një herë në pjesën e dytë.
Postimi në fjalë i Arbeloas deri me tani ka marrë 8 mijë e 900 Like, 5 mijë e 100 retweet.
Arbeloa i cili ishte pjesë e Real Madridit për 7 vite në llogarinë e tij në Twitter numëron 5.7 milionë ndjekës.