Mjeku i kombëtares së Belgjikës, Kris van Crombrugge e njeh Eden Hazardin pothuajse më mirë se të tjerët pasi ka punuar me të tek kombëtarja Belge që kur lojtari Madrilen filloj të përfaqësonte vendin e tij.
Sipas tij një faktor që po ndikon shumë në dëmtimin e Hazard është edhe stresi që ai i jep vetes pasi dëshiron të bëjë më të mirën në fushë.
”Stresi mental mund të transmetohet tek muskujt. Besoj se tensioni i tij muskulor është pak i lartë tani, gjë që e bënë Hazardin të dëmtohet më shpesh”, thotë ai.
”Hazard është në presion të madh te Real Madridi pasi ata kanë pritur shumë prej tij që nga transferimi në Madrid.”, shtoi ai.
Ndërsa në fund van Crombrugge tha: ”Kur e shikoja ndaj Interit u gëzova dhe thash me vete se ndoshta po rikthehet Eden Hazardi i vjetër”