Eden Hazard pritet të rikthehet në fushë këtë fundjavë. Belgu pritet të ketë disa minuta në ndeshjen ndaj Celta Vigos, duke ndërmarë kështu hapat e parë të rikthimit në fushë që kur u dëmtua me 26 Nëntor.
Pak përpara dëmtmit, Hazard luajti shumë mirë ndaj Real Sociedad dhe bëri ndeshje fantastike ndaj Paris Saint-Germain.
Por tani, rikthimi i tij në fushë nxjer në pah shumë pikëpyetje për Zinedine Zidane, teksa Madrilenët kanë bërë mirë edhe me mungesën e tij.
Dhe si do të ndikoje rikthimi i Eden Hazard?
Zidane ka luajtur me një skemë 4-5-1, një 4-3-3 dhe një 4-4-2 gjatë kohës sa ai ishte jasahtë por këto janë sisteme që numri 7-të mund të luaje pa problem.
Mundësia më e përafërt është që Zidane do të rikthehet tek skema 4-3-3 dhe Hazard do të marë vendin tij të zakonshëm në anën e majtë.
Në 4-5-1 ose në 4-3-3, me shumë mundësi ai që do të preket do të jetë Vinicius Junior, që kishte marë vendin e Hazard në të majtë, ndonëse Gareth Bale poashtu mund të ketë më pak minuta sapo Belgu të jetë në fushë.
Në një 4-4-2, Hazard me shumë mundësi do të luante në sulm sëbashku me Benzeman.
Zidane i pëlqen që anësorët të mbrohen dhe kjo mund të jetë një tregues i qartë që në ndeshjet e rradhës do të kemi një mesfushë me mendje më defenzive në mënyrë që gjërat të ekuilibrohen.
Dhe nga e gjithë kjo ai që mund të preket është Isco, i cili ka një rol më sulmues. Ndoshta ndeshja ndaj Osasunës ishte vetëm një eksperiment, edhe pse nuk duket ndonjë gjë e pamundur që dyshja mund të funksionoje në një 4-4-2 me Casemiron që operon në mesfushë.