Eden Hazard prite të riktheht në skuadër teksa Zinedine Zidane mendon t’a ftoje atë për ndeshjen e së Dielës ndaj Celta Vigos.
Belgu ka qenë jashtë fushave që nga 26 Nëntori për shkak të një dëmtimi dhe dy muaj e gjysmë më vonë, ai më në fund mund të rikthehet në aksion.
Zidane do të startoje me të nga stoli dhe në pjesën e dytë mund të shohim disa minuta për të. Tekniku Francez e ka bërë të qartë që ai nuk do të sforcoje rikthimin e Hazard në mënyrë që të parandaloje ndonjë dëmtim të mundshëm.
Hazard është rikthyer në stërvitje me grupin që nga 30 Janari dhe mund të luante disa minuta ndaj Osasunës, edhe pse përpara asaj ndeshje ai kishte kompletuar vetëm disa seanca stërvitore me ekipin.
Sidoqoftë, Real Madridi nuk dëshiron të rrezikoje një dëmtim muskular për shkak të intenzitetit në stërvitje dhe kjo është arsyeja pse Zidane vendosi t’a lërë jashtë.
Pyetja që parashtrohet tani është nëse Hazard do të jetë në gjendje të startoje në ndeshjet e rradhës, por tekniku nuk ka ndonjë përgjigje.
Real Madridi do të ketë nevojë për të për ndeshjen ndaj Manchester Cityt me 26 Shkurt dhe për El Clasicon ndaj Barcelonës me 1 Mars.
Sidoqoftë, është e vështirë t’a shohim atë në formacionin startues për dy ndeshjet e rradhës ndaj Celta Vigo dhe Levante.