Real Madridi nuk do te lejoje largimin e James Rodriguez ne Janar. Pavarësisht dëmtimeve të shumta që e kanë shoqëruar këtë sezon, drejtuesit besojne qe ai do te jete nje lojtar i rendesishem per pjesen e mbetur te sezonit sapo te kete rikuperuar formen e tij.
Për lojtarin interesoheshin klube si Napoli dhe Atletico Madrid gjatë merkatos së verës ndërsa tani interesim për lojtarin ka shprehur klubi i Everton. Sidoqoftë, edhe Kolumbiani nuk është pro një largimi tani dhe qëllimi i tij është të rikthehet sa më shpejtë në fushë në mënyrë që të ndihmoje skuadrën.