Paraqitja e tij e pare ne Bernabeu ne kater vite e gjysem dhe nuk ishte zhgenjyese teksa mesfushori dhuroi nje performance shume te mire ne fushe qe i ben te gjithe Madrilenet te shpresojne.
Odegaard deshmoi se eshte i gatshem te mbrohet cdohere kur ekipi kishte nevoje por poashtu shkelqente kur kishte topin ne kembe. Driblimet e tij ne sulm ishin tmerruese per mbrojtjen e Real Madridit, qe nuk dinin si t’a ndalonin pervec me nderhyrje taktike.
Qendrimi dhe fiziku i tij jane prove e asaj qe Odegaard ka punuar gjate ketyre viteve dhe tashme ai eshte nje lojtar me i kompletuar se sa atehere kur erdhi per here te pare, ne moshen 16 vjecare. Me performancat e shfaqura kete sezon, Odegaard ka deshmuar te jete nje mesfushor i gjithanshem.