Po shkëlqen me Borussia Dortmund këtë sezon dhe është krejtësisht i vetëdijshëm se të gjithë sytë e drejtuesëve Madrilen janë tek ai.
Achraf Hakimi po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Dortmund dhe është e qartë që rikthimi i tij në Real Madrid sezonin që vjen, atëherë kur edhe i mbaron huazimi me Dortmund, është i paevitueshëm.
Pasi ndihmoi skuadrën e tij mbrëmë në fitoren spektakolare ndaj Inter (3-2), ku ai ishte protagonisti absolut me dy gola të shënuar, Achraf Hakimi në një prononcim për mediat u shpreh;
”Rikthimi në Real Madrid? Pse jo? Është shtëpia ime. Jam rritur atje. Do të shohim në fund të sezonit.”
”I uroj Realit më të mirën, gjithmonë dëshiroj më të mirën për Zidane.”