Gareth Bale vazhdon të distancohet nga skuadra e Real Madridit, çdo ditë e më shumë.
Dëmtimi që ai pësoi në detyrë me kombëtaren ka limituar shanset e tij për t’u stërvitur normalisht dhe për të luajtur ndeshjet që vijnë, kështu që ai vazhdon të stërvitet i veçuar nga ekipi.
Sipas klubit, Uellsiani u stërvit përpara se të udhëtoje në Londër këtë mëngjes për shkaqe personale.
Mungesa e tij në Valdebebas nënkupton që ai është në dyshim të madh për t’u përballur me Leganes, këtë të Mërkurë në Santiago Bernabeu.
Pavarësisht problemeve të vazhdueshme me dëmtimet, Madrilenët akoma e konsiderojnë Balen një pjesë të rëndësishme të ekipit të Zidane, por duke marë parasysh të gjitha gjërat, duket sikur një lëvizje diku tjetër do të ishte zgjedhja më e mirë.
Dëmtimi i fundit, për të cilin nuk dimë asgjë sepse Bale kërkoi nga Real Madridi të mos bëje ndonjë komunikatë zyrtare, nuk është arsyeja e vetme pse ai po distancohet nga Zidane dhe skuadra e tij.
Fakti që Zidane e la në stol në vizitën ndaj Clube Brugge në Champions League ka shkaktuar një mos-besim ndërmjet tij dhe trajnerit, edhe një herë tjetër.
Mes tjerash, forma që Rodrygo Goes po kalon tani ka ndryshuar komplet gjërat në skuadër sepse kjo nënkupton që Bale ka një tjetër rival për vendin e tij në sulmin e Real Madridit.