Pas një disfate nga PSG në mesjavë, Real Madridi i’u rikthye fitoreve mbrëmë duke mposhtur Sevillën me rezultat 1 – 0 si msyafirë, njëkohësisht duke marrë edhe kreun e tabelës në La Liga.
Ecuria më tutje e Realit në vijim nuk do jetë e lehtë, ku fillimisht skuadra e Zidanes do të përballet me Osasunën si vendas dhe më pas do jetë mysafirë i Atletico Madridit, të dyja këto ndeshje do zhvillohen në kuadër të La Ligas.
Më pas, Los Blancos do zhvillojnë ndeshjen e rradhës kundër Club Brugge në kuadër të Champions Leagues ku do jenë nikoqirët e takimit.
Dy ndeshjet e fundit sa i përket 5 ndeshjeve të rradhës do i takojnë kampionatit, ku fillimisht në Santiago Bernabeu do jetë mysafirë Granada, dhe më pas Reali do jetë mysafirë i Mallorcas!