Afati kalimtar veror përfundoi para 3 javësh por spekulimet nuk po ndalen për Paul Pogba dhe lidhjen e tij me një transferim të mundshëm në Real Madrid.
Tani është trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjær ai i cili ka folur për cështjen Pogba-Real Madrid dhe se ka garantuar që lojtari Francez është i fokusuar plotësisht tek Djajtë e Kuq dhe nuk po mendon largimin.
”Nuk jam i brengosur dhe nuk do të jem kurrë për të ardhmen e Pogbas në United. Nëse rikthehet interesi i Real Madridin në janar, ne nuk do të shqetësohemi. Nëse do të duhet të jetojmë me spekulime, do t’i trajtojmë ato sic bëmë gjatë verës. Pogba nuk shkon askund, është i lumtur këtu.”, tha Solskjær për Sky Sport.